ALBERT BUNJAKU
Bunjaku pritet të startojë nesër, kërkon gol
8 October, 2016 @21:03
Golashënuesi më i mirë i përfaqësueses së Kosovës, Albert Bunjaku, shpreson që të shënojë gol nesër në përballjen që Kosova e zhvillon ndaj Ukrainës si mysafir në Krakoë të Polonisë.
“Ndihem shumë mirë para lojës së nesërme. Kemi evidentuar gabimet e ndeshjes ndaj Kroacisë dhe do të tentojmë mos t’i bëjnmë ndaj Ukrainës. Unë kam shënuar tre herë deri tash në 7 ndeshje dhe në ndeshjen e radhës mund të shënoj një tjetër gol,” ka thënë Bunjaku sot.
Bunjaku 32 vjeç është lojtari më me përvojë në përfaqësuesen e Kosovës dhe nesër pritet të jetë në 11-shen e parë të selektorit me mbiemër të njejtë.