PARA NDESHJES NË KRAKOW
Zeneli shpreson në rezultat pozitiv
8 October, 2016 @20:43
Futbollisti që debutoi për përfaqësuesen e Kosovës në ndeshje ndaj Kroacisë, Arbër Zeneli, ka kërkuar mbështetje nga tifozët para ndeshjes ndaj Ukrainës.
“Shpresojmë në rezultat pozitiv ndaj Ukrainës. Na duhet mbështetja e juaj tifozë. Forca Kosova!” - ka shkruar ai në faqen zyrtare të tij të Facebookut, një natë para ndeshjes Ukraina - Kosova.
Zeneli ka luajtur 77 minuta për Kosovën ndaj Kroacisë, për t’ia lënë vendin Herolind Shalës në minutat e mbetura.