SHQIPËRI-SPANJË
Koeficientët e bastoreve anojnë nga Spanja
8 October, 2016 @14:07
Në duelin e nesërm ndërmjet Shqipërisë dhe Spanjës, padyshim që favorit në letër është Spanja.
Bastorja kosovare “Eurofutboll” para ndeshjes me Lihtenshajnin i kishte dhënë koeficient 5.20 fitores së Shqipërisë. Koeficienti për barazim ishte 3.60, ndërsa fitorja e Spanjës mbante kuotën 1.55.
Nëse i shikojmë sot, shihet që këto koeficiente kanë pësuar ndryshime. Sot, fitorja e Shqipërisë ka kuotë 7.10, barazimi ka kuotë 4.60, ndërsa fitorja e Spanjës mban kuotën 1.33.
Arsyeja e rënies së kuotave për suksesin e Spanjës mund të jetë barazimi ndaj Italisë në mesjavë, barazim i cili mund të bëjë që Spanja ta kërkojë me çdo kusht fitoren në ‘Loro Boriçi’ nesër me fillim nga ora 20:45.