ROMA
Totti e mendon profesionin e trajnerit
8 October, 2016 @12:56
Legjenda e Romës, Francesco Totti, në sezonin e tij të fundit si lojtar, ka folur për të ardhmen e mundshme të tij.
“Më pëlqen të bëhem trajner, mirëpo nuk e di se a jam i aftë ta menaxhoj një grup të madh të lojtarëve. Nuk e di, ndoshta është diçka që e mëson me kohë, mirëpo dëshira nuk më mungon, vetëm se kam dyshime nëse jam i aftë për atë përgjegjësi.” - u shpreh Totti.
Totti debutoi tek Roma në vitin 1992, ndërsa edhe pse është në moshën 40-vjeçare, ai vazhdon të shënojë e të dhurojë asiste ende.