MILAN
Lëndim i rëndë për Montolivon
8 October, 2016 @12:00
Lajm i keq për skuadrën nga ‘San Siro’.
Në ndeshjen që Italia e zhvilloi ndaj Spanjës në kuadër të kualifikimeve për Botërorin “Rusia 2018”, Ricardo Montolivo ka pësuar një lëndim dhe do të jetë jashtë fushave për 6 muaj.
Lëndimi i tij ndodhi në ligamentet kryesore të gjurit të majtë, ndërsa intervenimi mjekësor është i domosdoshëm dhe me shumë gjasa sezoni për të ka përfunduar.