INTER
Icardi, zikaltër deri më 2021
7 October, 2016 @15:39
Pas shumë spekulimeve gjatë verës për një kalim të mundshëm tek Napoli, Mauro Icardi vendosi të mbetet zikaltër.
Ndërsa besnikëria e tij u konfirmua edhe sot, ku sulmuesi argjentinasi nënshkroi kontratë të re me skuadrën nga ‘Meazza’.
I ardhur nga Sampdoria, Icardi ka shënuar 58 gola në 114 takime për Interin, ndërsa me kontratën e re ai do të jetë lojtar i Interit deri në vitin 2021. Rroga e sulmuesit në fjalë është afro 3.2 milionë euro në sezon, duke qenë kështu lojtari më i paguar në kampin zikaltër.