DISCIPLINA
Drita dhe Gjilani, në procedurë disciplinore
7 October, 2016 @14:19
Dy skuadrat e qytetit të Gjilanit, Drita dhe Gjilani, janë futur në procedurë disciplinore nga KD i FFK-së.
Sipas Vendimit të KD-së për skuadrat në fjalë është shkruar si vijon.
DRITA - fyerje, sharje në kor drejtuar tifozërisë rivale, hudhje e flakdanëve dhe mjeteve të forta në fushë, në drejtim të policisë dhe shkaktim të ndërprerjes së ndeshjes.
GJILANI - fyerje, sharje, ofendime dhe hudhje e flakadanëve dhe gjësendeve në terren, ku pati ndërprerje të ndeshjes.
Për të dyja rastet, deri në shqiptim të vendimin përfundimtar, është kërkuar raport plotësues nga zyrtarë të ekipeve, sipas Rregullores Disciplinore, Neni 31.