MEDIA
Muriqi dhe Meha, startues ndaj Ukrainës
7 October, 2016 @10:58
Sulmuesi shtatëgjatë dhe i fuqishëm i Kosovës, Vedat Muriqi, por edhe mesfushori me goditje precize, Alban Meha, do të duhej të startonin në ndeshjen e radhës për Kosovën - kanë qenë të pajtimit trajnerët kosovarë Arbnor Morina e Ismet Munishi, në analizat e tyre pas ndeshjes Kosova 0-6 Kroacia.
Muriqi do të ndihmonte shumë si në sulm ashtu edhe në mbrojtje me fuqinë dhe shtatëgjatësinë e tij, ndërsa Meha do të mund të shfrytëzonte me goditje precize, por edhe të luante prapa sulmuesit - kanë qenë mendimet e Morinës dhe Munishit në analizën e pas ndeshjes në RTK mbrëmë.
Kosova sot ka marrë rrugë për Poloni, për ndeshjen e radhës me Ukrainën, që zhvillohet të dielën më 9 tetor 2018 në Krakow dhe fillon në ora 18:00.
Të dy, Muriqi dhe Meha, janë pjesë e elitës turke të futbollit. I pari luan për Gençlerbirligi, ndërsa i dyti për Konyasporin.