MEDIA
Ismet Munishi: Kanagjegje e panagjyre para lojës, sjellin këtë rezultat
6 October, 2016 @23:26
Trajneri i shumë skuadrave të Kosovës, Ismet Munishi, ka kritikuar lojtarët dhe shtabin teknik të Kosovës për humbjen e thellë nga Kroacia.
Ai duke qenë në cilësinë e analistit të ndeshjes në RTK ka thënë:
“Kanagjegje e panagjyri para lojës këto i ka. Të gjithë lojarët postonin në rrjete sociale video dhe të gjithë luanin me telefonat mobil të tyre,” ka thënë ndër të tjera ai.
Ismet Munishi ka kërkuar që edhe mos të lejohet që askush t’i shqetësojë lojtarët para ndeshjes, e jo çdo njeri që e shihje në rrjete sociale kishte çasje te futbollistët.
“Lojtarët do të duhej të ishin në karantinë para këtyre ndeshjeve,” ka thënë ai.
“Ka qenë humbje turpëruese,” ka thënë në fund Munishi, duke mos pranuar arsyetimet e lojtarëve dhe trajnerit për rivalin e fortë përballë.