NË VADUZ
Shqipëria e sigurt, para Spanjës si lidere
6 October, 2016 @22:14
Kuqezinjtë nuk kanë gabuar në ndeshjen ku kanë hyrë si favorit më i madh për herë të parë në histori të vendit në takimet si mysafir.
Lihtenshtajnit i është shënuar një gol i shpejtë nga Jahmir Hyka, që iu regjistruar poriterit Jehle për shkak të devijimit.
Kjo bëri që Gianni De Biasi dhe kuqezinjtë të rehatohen dhe të presin mundësinë, e cila erdhi në pjesë të dytë përmes shkodranit fitimtar, Bekim Balaj, njeriu që kishte shënuar golin e fitores në duelin e kaluar ndaj IRJ Maqedonisë.
Naser Aliji e Azdren Llullaku kanë qenë ndër startuesit befasues sonte te Shqipëria. Ndërsa në pjesë të dytë u futën edhe Migjen Basha, Andi Lila e Sokol Çikalleshi.
Eros Grezda nuk fitoi mundësinë të debutojë sonte nga De Biasi, ndërsa i rikthyeri në sulm, Edgar Çani s’u përdor fare.
Barazimi i Italisë dhe Spanjës në ndeshjen derbi të Grupit G, ka bërë që Shqipëria të dielën të dalë para Spanjës si lidere e grupit, me 6 pikë të tubuara nga 2 ndeshjet e para.