ISLANDA - FINLANDA
Të qetë, kërkojnë fitore
6 October, 2016 @12:32
Njëra ndër përballjet që më së paku është përfolur në kuadër të Grupit I është kjo ndërmjet rivalëve të largët nga Kosova gjeografikisht, Islanda dhe Finlanda.
Dy skuadrat skandinave me qetësinë e tyre po presin ndeshjen e sontme, ku të dyja do të kërkojnë fitoren e parë të Grupit I, pas barazimeve në duelet e para, 1-1.
Islanda është favorite për të fituar këtë ndeshje, posaçërisht pas fazës së shkëlqyer në ciklin e kaluar kualifikues për “Franca 2016” dhe arritjes së madhe atje.
Në anën tjetër, Finlanda po kërkon një ngritje të kujdesshme si reprezentacion. Mirëpo, mungesa e lojtarëve cilësor në ekip, po e shtyen selektorin që të luaj 5-4-1, ose 4-5-1 në rastin më të mirë të kërkojë golin nga ndërprerjet, duke shfrytëzuar fuqinë e Veriut.