MEDIA
70 mijë tifozë do të vinin po të kishte vend në stadium
6 October, 2016 @0:35
Ish-futbollisti i Kroacisë, Ardian Kozniku, në një prononcim të tijin për Indexin kroat ka thënë se po të kishte vend në “Loro Boriçi” do të vinin edhe 70 mijë tifozë.
“Ndoshta pjesa më e madhe e kosovarëve nuk do të mund të vinin për shkak të kushteve ekonomike, por po t’i kishte stadiumi i Shkodrës edhe 70 mijë vende, do të mbushej. Veçanërisht se rivali është Krocia,” ka thënë Kozniku për portalin në fjalë, duke komentuar më tej edhe lidhjet kroato-kosovare.
Kozniku ka qenë pjesë e gjeneratës së bronztë kroate nga “Franca ‘98”, ndërsa ka luajtur për Dinamon e Zagrebit dhe Hajdukun e Splitit në kohën e tij.