KOMUNIKATË E POLICISË
Masa të rrepta sigurie në Shkodër, para ndeshjes Kosova-Kroacia
5 October, 2016 @23:09
Policia e Shkodrës ka lëshuar njoftim për sportdashësit para ndeshjes së nesërme Kosova-Kroacia duke kërkuar mirëkuptim nga të qytetarët e Shkodrës dhe ka kërkuar thirrje për t’i zbatuar rregullat e vendosura për shkak të sigurisë së madhe para kësaj ndeshjeje.
Pjesa e rrugëve që çojnë drejt stadiumit do të mbyllet për qarkullim me kerre prej orës 10 të mëngjesit të së enjtes 6 shtator 2016, deri në ora 24.
Publiku në stadium do të mund të hyjë që nga ora 17:00, kur hapen dyert. Bileta dhe dokumenti i identifikimit janë dy gjëra që duhet të ketë çdo sportdashës me vete, ndërsa luten të gjithë që të mos tentojnë të fusin në stadium: sende te forta, bori, shishe të asnjëlloji, fishekzjarrë, monedha apo gjëra tjera të metalta - pasi që do të ketë kontroll fizik.
Njashtu, të gjitha dyqanet/bizneset në afërsi të stadiumit Loro Boriçi do të mbyllen në ora 14:00.
Ndeshja Kosova - Kroacia nis në ora 20e45 të enjten.