MEDIA
Mediat kroate s’kuptojnë asgjë, konferenca pa përkthyes
Shkruan: Sportske Novosti
5 October, 2016 @22:05
Mediat kroate kanë kritikuar organizmin e konferencës për shtyp të përfaqësueses së Kosovës para ndeshjes së nesërme, Kosova - Kroacia.
Derisa Albert Bunjaku trajner, Samir Ujkani kapiten dhe mesfushori Hekuran Kryeziu folën në shqip dhe u çuan nga karriget, përkthim nuk kishte, edhepse një zëdhënëse ishte aty.
As në gjuhën angleze e as në kroate, për të cilën Sportske Novosti shkruan se nuk ka ndodhur asnjëherë në kualifikime të reprezentacioneve.
Për më tepër, as termini i konferencës për shtyp nuk është ditur deri në momentin e fundit - që tregon se kosovarët tash kanë nisur të mësojnë, shton portali në fjalë.
Për më tepër, kur arriti Vedran Corluka dhe dha deklaratën e tij, përkthyesi që ishte vonuar në shaka tha: Harrova atë që keni thënë, keni folur gjatë, ju lutem ta përsërisni.
Mediat kroate kanë përcjellur fjalët e lojtarëve të Kosovës para ndeshjes duke marrë informata nga gazetarët e Kosovës.