NË ISTOG
Deçani lë Istogun pa fitore
5 October, 2016 @18:00
Skuadra e Istogut ka mbetur ekipi i vetëm pa fitore në Ligë të Parë pas shtatë xhirove.
Skuadra e Besim Podrimajt nuk ka arritur të fitojë asnjë pikë në duelin e sotëm ndaj Deçanit, ku këta të fundit kanë shënuar fitoren e parë si mysafir të stinorit dhe të dytën në përgjithësi.
Nexhat Boshtraj i dha epërsinë deçanasve në pjesë të parë të ndeshjes, ndërsa Erjon Qetta barazoi në fillim të pjesës së dytë për istogasit.
Sidoqoftë, Boshtraj bëri gjithçka që u desht 5 minuta para fundit të takimit për të shënuar golin e fitore të ekipit të tij dhe të dytin personal.
Me këtë fitore Deçani ka kërcyer në pozitën e 11-të të skuadrës, ndërsa Istogu mbetet i fundit në klasifikim.