NË SUHAREKË
Leotrim Brahimaj siguron fitoren për Ballkanin
5 October, 2016 @17:27
Skuadra suharekase që po drejtohet nga trajneri Gzim Hasi, ka arritur të shënojë edhe fitoren e tretë të stinorit sot, duke e mposhtur liderin e Ligës së Parë, Fushë Kosovën.
Golin vendimtar dhe të vetëm në këtë përballje, që u cilësua si derbi i xhiros e ka shënuar sulmuesi i dalluar i ekipit, Leotrim Brahimaj.
Brahimaj tundi rrjetën e ‘pampurëve’ në minutën e 26-të të takimit dhe vendosi ndeshjen.