GOAL.COM
Labinot Kabashi - Iniesta i ri
Artikull nga Goal.com
5 October, 2016 @13:33
Lajmi i ftesës së Labinot Kabashit nga Përfaqësuesja e Kosovës edhe pse ai ende është 16-vjeçar, duket se ka bërë bujë të madhe edhe në mediat ndërkombëtare.
Goal.com ka publikuar një artikull në të cilin flitet për 16-vjeçarin premtues të Barcelonës:
“Labinot Kabashi është një 16 vjeçar që bën pjesë në La Masian e famshme të Barcelonës, por cila është historia e tij?
Kabashi u lind në Finlandë në vitin 2000, ndërsa më pas u rikthye që të jetonte për disa vite në Kosovë, përkatësisht në vendlindjen e tij në Skenderaj. Pas disa viteve të kaluara në Kosovë, ai u shpërngul për në Spanjë.
Ai fillimisht u refuzua nga skuadra spanjolle CE Manresa, ndërsa kjo bëri që ai të bashkohej me skuadrën tjetër të qytetit, Gimnastic Manresa, skuadër në të cilën Pep Guardiola e kishte filluar karrierën 40 vite më parë. Hapi i madh në karrierën e Labinotit ndodhi në vitin 2010, kur ai u transferua në ‘La Masia’ nga Albert Benaiges.
Burime nga La Masia tregojnë që Labinot Kabashi ka dhunti të ngjajshme me Andres Iniestën dhe prej tij pritet shumë, ndërsa ftesa nga Përfaqësuesja e Kosovës ishte vetëm çështje kohe. Ky në fakt shihet një lloj shqetësimi për Spanjën e Finlandën, duke marrë parasysh që tashmë Kabashi nuk do të mund të luaj për ndonjëren prej atyre shteteve edhe nëse ftohet, pasi që veçse e ka zgjedhur Kosovën. Përveç nënshtetësisë spanjolle, Kabashi ka edhe nënshtetësi finlandeze, pasi që nëna e tij është finlandeze.
Për Barca TV pas ftesës, Labinoti u shpreh:
“Fillimisht mendova se mos ishte ndonjë shaka, por e pashë që nuk ishte diçka e tillë dhe jam shumë i lumtur. Jam krenar që mund të luaj për Kosovën.”
Se a do të ketë minutazh për Kabashin në ndeshjet e ardhshme të Kosovës, mbetet të shihet.