DE BIASI
Shqipëri sulmuese ndaj Lihtenshtajnit
5 October, 2016 @11:05
Në stërvitjen e fundit të kombëtares shqiptare, të zhvilluar dje në Vaduz, selektori Gianni De Biasi ka eksperimentuar me një formacion ofanziv duke e lënë jashtë Ansi Agollin dhe Taulant Xhakën.
Njoftimin e kanë dhënë mediat shqiptare sot, ndërsa De Biasi ka provuar një 4-2-3-1 me Bekim Balajn në rolin e sulmuesit të vetëm, por të asistuar nga treshja ofanzive e mesit.