VJEN GJOBA
UEFA gjobit FSHF-në për brohoritje nacionaliste!
4 October, 2016 @16:03
Shtëpia europiane e futbollit, UEFA, ka gjobitur FSHF-në me 50 mijë euro për shkak të brohoritjeve nacionaliste të tifozëve në ndeshjen e kaluar kualifikuese të zhvilluar në Shkodër ndaj IRJ Maqedonisë.
Njoftimin e kanë bërë të ditur mediat maqedone pak më parë, ndërsa ata kanë shkruar se ky është një dënim shumë i lehtë pas atyre thirrjeve në “Loro Boriçi”.