ALBERT BUNJAKU
Plani i stërvitjes për nesër në Loro Boriçi
4 October, 2016 @14:53
Albert Bunjaku selektor i Kosovës, ka bërë të ditur për mediat sot se përfaqësuesja për nesër ka plan që të stërvitet nga ora 17:00 në “Loro Boriçi” të Shkodrës, para ndeshjes ndaj Kroacisë.
Për më tepër, ai ka thënë se 15 minutat e para do të jenë të hapura për media, pastaj puna vazhdon lirshëm pa praninë e mediave.
“Ne do të vazhdojmë punën edhe nesër dhe do të stërvitemi nga ora 17 në Shkodër, ndërsa 15 minuta do të kenë të drejtë të futen edhe mediat në stërvitje, e pas saj do të stërvitemi lirshëm. Djemtë janë të përgatitur maksimalisht për këtë ndeshje,” ka shtuar Bunjaku.
Kosova - Kroacia zhvillohet më 6 tetor 2016 në Shkodër.