KOMBËTARJA
Shqipëria përfundimisht pa Sadikun
4 October, 2016 @11:58
Dilemat se a do të mund të luajë Armando Sadiku në ndeshjet kundër Lihtenshtajnit dhe Spanjës, kanë marr fund.
Sadiku sot në mëngjes ka bërë kontrollet mjekësore, ku është evidentuar që sulmuesi kuqezi domosdo duhet t’i nënshtrohet një ndërhyrjeje kirurgjikale në meniskun e gjurit dhe atë qysh të mërkurën (nesër).
Nëse gjithçka do të shkojë ashtu siç duhet, Sadikut do t’i mjaftojë dy javë kohë për të rikthyer fushave të blerta.
Kështu, pas Manajt, Sadiku bëhet futbollisti i dytë nga lista kuqezi që nuk do të jetë në dispozicion të De Biasit për dy ndeshjet e radhës.
Tekniku italian në ndeshjet kundër Lihtenshtajnit dhe Spanjës do të mund të llogaris vetëm tek sulmuesit Sokol Cikalleshi, Bekim Balaj dhe Azdren Llullaku.