MEDIA
Si u bë Bunjaku, Bunjaki?
3 October, 2016 @21:59
Selektori i Kosovës, Albert Bunjaki, ka treguar për mediat kroate se si ka ardhur deri te ndërrimi i mbiemrit të tij.
Bunjaki ka dhënë një intervistë për Sportske Novosti ditë më parë, ndërsa ka treguar edhe dilemën që shfaqet për mbiemrin e tij.
“Mbiemri im është Bunjaku. Në vitet e 90-ta më erdhi ftesa nga ushtria për të marrë pjesë në luftën e tashmë ish-Jugosllavisë dhe duke e ditur situatën vendosa që të mos shkoja drejt Vukovarit, por të marrë rrugën e emigrimit. Dhe, në Suedi, për të më mos kërkuar jashtë vendit shteti i atëhershëm, vendosa që të paraqitem si Bunjaki,” ka thënë selektori i Kosovës, shkruan gazeta në fjalë.
Albert Bunjaku, njashtu është edhe sulmuesi i përfaqësueses së Kosovës, ndërsa selektori, te faqja zyrtare e UEFA-së, tashmë shkruhet me U.
Pra, Kosova ka një selektor Albert Bunjaku, por edhe sulmuesin Albert Bunjaku, që luan për St Gallen në Zvicër.