SANTIAGO BERNABEU

4 barazime radhazi, shqetësime për Zidanen
2 October, 2016 @18:02
Vazhdon frustrimi në kampin madrilen.
Duke përfshirë edhe barazimin ndaj Dortmundit në Champions League, ky është barazimi i katërt radhazi për skuadrën e drejtuar nga Zinedine Zidane, skuadër e cila dy xhirot e fundit barazoi edhe ndaj Las Palmasit e Villarrealit.
Sot madrilenët barazuan me rezultat 1-1 në shtëpi ndaj Eibarit, ndërsa goli i vetëm u shënua nga uellsian Gareth Bale, për të cilin ky ishte goli i 50 personal në La Liga.
Me këtë barazim, Reali e humb vendin e parë, i cili tash mbahet nga Atletico me golaverazh me të mirë, ndërsa Barcelona ndeshjen e saj e zhvillon sonte.