ALBERT BUNJAKU
Bunjaku shpëton skuadrën nga humbja
2 October, 2016 @16:17
Sulmuesi i përfaqësueses së Kosovës, Albert Bunjaku, e ka shpëtuar skuadrën e tij, St. Gallen, nga humbja sot në ndeshjen kundër Young Boysit.
Kur filluan minutat e kohës shtesë dhe rezultati ishte i barabartë 1-1, Young Boysi shënoi duke kaluar në epërsi, por në minutën e katërt të kohës shtesë, Albert Bunjaku, e tha fjalën e fundit duke shënuar për 2-2.
Meritë për golin e Bunjakut kishte edhe Albian Ajeti, sulmuesi tjetër kosovar, i cili ishte asistues i këtij goli.