TRAJNERI I PRISHTINËS
Superliga e Kosovës, si Regionalliga gjermane
2 October, 2016 @6:16
Trajneri i Prishtinës, Lutz Lindermann, i cili zëvendësoi të larguarin Kushtrim Munishi në postin e tij, ka biseduar dje me gjermanen e njohur Sport Bild, ku ka bërë krahasim e elitës së futbollit kosovar me futbollin e atjeshëm.
“Niveli i futbollit këtu është më i ulët sesa Regionalliga. Një ekip si Carl Zeiss Jena sot, do të fitonte gjithçka këtu,” ka thënë Lindermann për Sport Bild, për të shtuar.
“Kemi lojtarë të mirë individual, mirëpo taktikisht ka mungesa. Secili vrapon në mënyrën e vetë, me kokën e vetë,” ka bërë të ditur ai për mediat gjermane.
Lindermann erdhi në fillim si drejtor sportiv te Prishtina, ndërsa tash morri edhe rolin e trajnerit të ekipit.
Artikulli i Sport Bildit u titullua “Me Prishtinën në Ligë të Kampionëve” ndërsa gazeta ka shpalosur se edhe rrogat e futbollistëve këtu janë përreth 1 mijë euro, duke ditur që rroga mesatare në Kosovës sillet rreth 300-shes.
Këto deklarata të Lindermannit kanë ardhur një javë pasi që trajneri boshnjak i Dritës, Amir Alagic, ka thënë se futbolli aktual i Kosovës është në gjendje të Bosnje e Hercegovinës së pasluftës, 15 vite prapa.