EROS GREZDA
Grezda “feston” ftesën me çifte!
1 October, 2016 @19:00
Futbollisti i ftuar për herë të parë në kombëtaren shqiptare, Eros Grezda, ka arsyetuar besimin e përzgjedhësit Gianni De Biasi duke shënuar çift-golësh në ndeshjen e sotme të skuadrës së tij, Lokomotiva Zagreb, ndaj skuadrës së Splitit.
Grezda ka shënuar në minutat 59’ dhe 65’, për t’ia siguruar tre pikët në udhëtim skuadrës së tij.
Tani Erosi është golashënuesi më i mirë te Lokomotiva e Zagrebit, me gjithsej tri gola të shënuara në kampionat pas 10 xhirove të para.
Në ndeshjen e sotme ndërmjet Splitit dhe Lokomotivës u paraqitën edhe Elis Bakaj (Split) dhe Amir Rrahmani (Lokomotiva), të cilët gjithashtu luajtën si titullar.