SHQIP NË BOTË
Tarashaj debuton ndaj skuadrës së Abrashit
1 October, 2016 @17:20
I huazuar nga Evertoni, Shani Tarashaj ka debutuar sot për skuadrën e Eintracht Frankfurtit në Bundesligë.
Anëtari i Përfaqësueses Zvicrane u inkuadrua në lojë në minutën e 58’, ndërsa përballë kishte Amir Abrashin e Kombëtares Shqiptare, i cili është startues i pakontestueshëm për Freiburgun.
Takimi përfundoi me fitoren e Freiburgut me rezultat 1-0.