PËRFAQËSUESJA
Pas Modricit, edhe Lovren mungon ndaj Kosovës
1 October, 2016 @16:56
Pas lajmit që Luka Modric nuk do të luajë kundër Kosovës, vjen edhe një lajm tjetër sa i përket ndeshjes Kosovë-Kroaci.
Në fitoren e Liverpoolit ndaj Swanseat sot, është lënduar qendërmbrojtësi Dejan Lovren. Sipas trajnerit Klopp, lojtarit në fjalë i duhen afro 15 ditë kohë për rikuperim, që do të thotë se ai nuk do të jetë i gatshëm për ndeshjen Kosovë-Kroaci, e cila zhvillohet javën tjetër në Shkodër në kuadër të kualifikimeve drejt Botërorit “Rusi 2018”.