VIDEO
Roshi & Balaj, sjellin fitoren
1 October, 2016 @20:25
Skuadra ruse, Terek Grozny, në të cilën luajnë dy futbollistët e kombëtares shqiptare, Bekim Balaj dhe Odise Roshi, ka shënuar fitore sot ndaj Orenburgut me rezultat 2-1.
Pikërisht dyshja shqiptare luajti rolin kryesor në golin e parë, pasi Bekim Balaj realizoi me kokë pas asistimit të Odise Roshit nga krahu i djathtë.
Balaj kishte rastin të shënojë edhe njëherë në minutën 66’, pasi skuadra e tij fitoi penalltia, mirëpo sulmuesi shkodran nuk ishte i saktë nga pika e bardhë.
Për Balajn ky ishte goli i tretë në kampionatin rus.