PËRFAQËSUESJA
Katër lojtarë presin leje nga FIFA
2 October, 2016 @14:24
Përzgjedhësi i Kosovës, Albert Bunjaki, në konferencën e sotme për shtyp ka bërë të ditur se katër lojtarë presin ende leje nga FIFA, për të luajtur me përfaqësuesen e Kosovës.
Bunjaki tha se Arbër Zeneli, Adis Nurkovic, Atdhe Nuhiu dhe Besart Berisha janë futbollistët që ende nuk kanë marrë leje nga FIFA, ndërsa ai ka shprehur optimizmin që për dy të parët do të vijë leja shumë shpejt.