PORTIERI

Hajdini, i vetmi në përfaqësuese nga Superliga
2 October, 2016 @15:57
Nga 23 të ftuarit e Albert Bunjakit në përfaqësuesen e Kosovës për ndeshjet kundër Kroacisë dhe Ukrainës, vetëm një futbollist është nga Superliga e Kosovës.
Portieri i Trepçës ‘89, Bledar Hajdini, është i vetmi që është përfshirë në listën e Bunjakit nga futbollistët e skuadrave të Superligës.
Hajdini është portieri i parë i Trepçës ‘89, ndërsa pas 7 xhirove të para në Superligë, ka arritur katër herë ta mbajë portën e tij të paprekur, duke mos pësuar gol përgjatë 90 minutave.
Në grumbullimin e kaluar të ftuar nga Superliga ishin Flamur Neziri i Feronikelit dhe Granit Kolshi i Besës, që të dy portierë.