PARA LIHTENSHTAJNIT
Kuqezinjtë përfundojnë seancën e parë sot
Teksti: FSHF
4 October, 2016 @12:19
Ka zhvilluar seancën e paradites, kombëtarja shqiptare e futbollit, e cila është e grumbulluar në Vaduz të Zvicrës, në kuadrin e përgatitjeve për dy ndeshjet e radhës kundër Lihtenshtejnit më datë 6 tetor dhe Spanjës më datë 9 tetor.
Nën drejtimin e trajnerit De Biasi dhe stafit të tij tij, në orën 10.30 futbollistët janë stërvitur intensivisht.
Kryesisht stërvitja është përqëndruar në ushtrime teknike dhe taktike.
Pasdite, futbollistët do të kenë një tjetër seancë stërvitore, e cila do të plotësojë programin përgatitor të skuadrës. Kombëtarja e Shqipërisë vazhdon përgatitjet e saj në Sellek të Vaduzit.