SHQIPËRIA
Çani kthehet në kombëtare
4 October, 2016 @14:45
Mungesa e Rey Manajt dhe Armando Sadikut, e ka detyruar përzgjedhësin e Shqipërisë, Gianni De Biasin, të kërkojë alternativa të tjera.
Kështu, tekniku italian ka vendosur të dërgojë ftesë te sulmuesi 27 vjeçar, Edgar Çani, i cili ka tre vite që nuk është grumbulluar me kuqezinjtë.
Çani ka 15 paraqitje dhe 4 gola me fanellën kuqezi, ndërsa aktualisht luan për skuadrën nga Serie B, Pisa, së bashku me portierin e Kosovës, Samir Ujkanin.
Edgar Çani, do të jetë alternativë shtesë për sulmin e Shqipërisë, së bashku me Sokol Çikalleshin, Bekim Balajn dhe Azdren Llullakun.