BASTORET
Ky është koeficienti i Kosovës për fitore ndaj Kroacisë
4 October, 2016 @12:42
Përfaqësuesja e Kosovës është duke shpresuar në paraqitje të mirë ndaj Kroacisë, në duelin e së enjtes, të vlefshme për kualifikime në “Rusia 2018”.
Kosova ka barazuar në duelin ndaj Finlandës, ku skandinavët kanë pasur koeficient 1.5 për fitore.
Kundërshtari i radhës, Kroacia, që llogaritet ndër 15 ekipet më të mira botërore, është favorit në këtë ndeshje, ndërsa bastoret vendore japin koeficient, 1.4 për fitoren e mysafirëve në Shkodër.
Bastorja kosovare, Eurofutboll, ka vlerësuar 1.4 fitoren e Kroacisë, 4.25 barazimin në ndeshjen Kosova - Kroacia, ndërsa fitorja e Kosovës është cilësuar 7.45.
Dueli zhvillohet të enjten dhe fillon në ora 20e45 në Shkodër.
RENDITJA AKTUALE BOTËRORE NË FIFA:
Pozita e Kosovës: | 168 | ||
Pozita e Kroacisë | 14 |