BASTORET
Kuqezinjtë me rekord koeficient para Lihtenshtajnit
4 October, 2016 @15:06
Ndoshta asnjëherë më parë Shqipëria nuk ka pasur koeficient më të ulët për fitore si mysafir sesa kësaj radhe.
Kuqezinjtë kanë marrë 1.18 kuotën për fitore në përballje ndaj Lihtenshtajnit dhe duke e parë që luan si mysafir, mund të thuhet se është nëse jo më e ulëta, ndër më të ulëtat që e kas pasur ndonjëherë Shqipëria, ka shkruar buletini i bastores kosovare, Eurofutboll sot.
Përndryshe, barazimi në këtë ndeshje është kuotuar 6.5, ndërsa fitorja e Lihtenshtajnit, 13.30.