RIVALI
Edhe një mungesë serioze te Kroacia
4 October, 2016 @14:54
Telashet te përfaqësuesja e Kroacisë, e cila do të luajë me Kosovën më 6 tetor, nuk po kanë fund.
Pas konfirmimit të mungesa të lojtarëve kyç si Luka Modric, Dejan Lovren e Ivan Rakitic, edhe një tjetër futbollist i rëndësishëm nuk do të mund të luajë kundër Kosovës.
Është ky mesfushori ofansiv i Juventusit, Marko Pjaca, që është lënduar dhe nuk do të jetë në dispozicion të përzgjedhësit të Kroacisë për dy ndeshjet e radhës.
Pjaca është njëri prej talentëve më të mëdhenj që ka Kroacia aktualisht.