TE SPANJA
Lëndohet Saul, mungon ndaj Shqipërisë
4 October, 2016 @15:51
Lojtari i dalluar i Atletico Madridit, Saul Niguez, është lënduar në stërvitje me përfaqësuesen e Spanjës dhe sot është konstatuar se nuk do të mund të luaj në përballje ndaj Shqipërisë më 9 tetor 2016 në Shkodër.
Kështu, selektori spanjoll Julen Lopetegui, në vend të tij ka ftuar mesfushorin e Manchester Unitedit, Ander Herrera, për të cilin nëse shfaqet në fushë, do të jetë debutim për kombëtaren spanjolle.