RIVALI
Edhe Ukraina me mungesë të rëndësishme kundër Kosovës
5 October, 2016 @16:15
Sikurse Kroacia, edhe kundërshtarja tjetër e Kosovës në këtë javë, Ukraina, ka probleme me lëndime të lojtarëve.
Shtylla kryesore te mbrojtja ukrainase, qendërmbrojtësi i Shakhtar Donetskut, Yaroslav Rakitsky, nuk do të luajë kundër Turqisë më 6 tetor dhe më pas kundër Kosovës më 9 tetor.
Mungesa e tij do të jetë shkak u lëndimit, njoftojnë Federata Ukrainase e Futbollit.
Përzgjedhësi i Ukrainës, Andriy Shevchenko, në vend të Rakitskyt, e ka ftuar në kombëtare mbrojtësin tjetër të Shakhtarit, Sergiy Kryvstov.