SIGURIA
UEFA gjobit Shkëndinë
Teksti: kfshkendija.com
6 October, 2016 @0:50
Komisioni Diciplinorë i UEFA-së ka vendosur gjobë në vlerë prej 15 000 eurove për KF Shkëndija, për shkak të sjelljes së tifozëve në ndeshjen e play-offit të Liga Europës kundër Gentit të zhvilluar më 25 gusht në Shkup. Hyrja e tifozit në teren, ulja e publikut në shkallët e tribunës jugore, hedhja e gjësendeve të forta në teren, si dhe parrullat dhe këngët me përmbajtje nacionale janë arsyet për gjobën e shqiptuar.
Trupi për Diciplinë, Kontrollë dhe Etikë pranë Federatës europiane të futbollit (UEFA-së) pas mbledhjes së mbajtur më 28 shtator 2016 ka sjellë vendim për gjobë ndaj KF Shkëndija, në vlerë prej 15 000 eurove.
Ky vendim-gjobë shqiptohet për një sërë lëshimesh në takimin e dytë të play-offit të Liga Europës ndërmjet Shkëndijës dhe Gentit të Belgjikës e luajtur më 25 gusht në stadiumin ‘Filipi i Dytë’ në Shkup.
Arsyet e cekura në njoftimin e arritur në adresë të Shkëndijës për shqiptimin e gjobës janë 5 (pesë) edhe atë si vijon:
1. Hyrja e tifozëve në teren,
2. Hudhja e gjësendeve të forta në teren
3. Parulla të ndaluara
4. Këngë të ndaluara
5. Bllokimi i shkallëve / siguria në stadium.