DUELI I SOTËM
Sonte dueli i parë si vendas, Kosova-Kroacia
6 October, 2016 @11:58
Nën mbikqyrjen e referit spanjoll David Fernandez Borbalan, futbollistët e Kosovës për herë të parë do të dalin si vendas në një ndeshje kualifikuese për Botëror.
Përballë, Kroacia, e 14-ta në botë sipas renditjes së fundit të FIFA-së, me potencial edhe për më shumë. E mira, që 4 nga lojtarët kryesorë të skuadrës nuk luajnë sot (Modric, Rakitic, Pjaca e Lovren).
Raul Cabanero e Roberto Alonso janë referë anësor në Loro Boriçi sonte, ndërsa Carlos Gomez është i katërti.
Loro Boriçi është i stërmbushur sonte, ndërsa rreziku i vetëm vjen nga tribuna kundërshtare ku kroatët frikësohen nga ultrasit e tyre, që mund të ndërprerjnë ndeshjen.
Mbi 15 mijë bileta të shitura anembanë Kosovës për duelin e parë si vendas, në Shkodër.
Selektori Albert Bunjaku ka thënë se ekipi është i gatshëm për gjithçka, ndërsa mungesa e rëndësishme si ajo e Enis Alushit, do të mbulohet.
Kroatët kërkojnë fitore, natyrisht. Kosova është e 168-ta në FIFA dhe një Kroaci e fuqishme çdo rezultat tjetër do ta konsideronte dështim. Ante Cacic, selektori i tyre i kritikuar për shkak se luan me një sulmues të vetëm, do të luaj sonte me dy, duke e ditur se Kosova është jo e mirë në mbrojtje.
Bunjaku në anën tjetër, por edhe lojtarët e Kosovës e kanë të qartë konceptin para duelit. Presim Kroacinë, nëse na ipet rasti shpërthejmë drejt zonës së tyre për të shënuar.
Legjendat e të dyja palëve kanë qenë në shumë media këto ditë. Në njërën anë Kujtim Shala dhe Ardian Kozniku, në anën tjetër Ciro Blazevic. Shala e Kozniku kanë thënë se do të jenë neutral sa i përket ndeshjes, pa anime. E Blazevic ka thënë shkurt, 1-1.
Hashtag zyrtar i ndeshjes është #KOSCRO