Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

KOLUMNE

Pikat pozitive

Pikat pozitive


Shkruan: Luan MORINA

6 October, 2016 @23:54

Epo, do të vinte dikur. Humbja e parë. Edhe kjo prej gjashtë golash do të vinte dikur. Por, nuk është për t’u brengosur. Në përgjithësi golat kanë qenë më shumë të pësuar nga gabimet tona. Është parë qartazi që nuk jemi ende të përgatitur për kësisoj përballje, si në aspektin fizik, ashtu edhe në atë teknik, taktik, e mbi të gjitha atë psikologjik.

Nga ekrani i televizorit mund të ndjeje tremën, frikën që kishin si në mbajtjen e topit, ashtu edhe në shpërndarjen e tij. Edhe kjo është e kuptueshme, sidomos kur dihet që gati gjysma e formacionit startues mund të ishin pjesë e kombëtares së të rinjve U21. Përvoja e bën të veten dhe kjo do të fitohet me kohë.
Aspekti psikologjik ndikoi në të gjitha aspektet tjera të lojës. Teknikisht nuk arritën të shfaqnin më të mirën, sidomos pjesa defensive e ekipit. Sulmi ishte i mirë, por nevojiten më shumë bashkëveprime ndërmjet tyre. Kjo do të duhej të sanohej me kohë, me përvojën që do të akumulohet me zhvillimin e ndeshjeve, si dhe selektori Bunjaki do të duhej të manovronte me intensitet më të lartë si në përgatitje ashtu edhe në vetë ndeshje.

Taktikisht, kjo ndeshje ndoshta do të kishte qenë më mirë të nisej me tre mesfushorë defanziv. Edhe ashtu ne sulmojmë me krahët e mbrojtjes kryesisht. Që të dy, sidomos Paçarada sot nuk ishte në nivelin më të mirë në mbrojtje. Me tre mesfushorë që do të zëvendësonin krahët e mbrojtjes në kundërsulme, brenga për mbrojtje s’do të binte në Paçaradën dhe Përdedajn. Me depërtimet e tyre, dy krahët e sulmit, Miloti dhe Bernardi mund të zhvendoseshin më në qendër duke ofruar alternativa të mira bashkëveprimi, me qendërsulmuesin (të cilin do të preferoja ashtu sikur sot, dinamik, më shumë fals) dhe krahun tjetër të sulmit. Mesfusha thjesht le të kujdeset për mbrojtje dhe jo me shumë lojë me top.

Le të mbajnë kundërshtarët topin. Ne të mbyllemi pasi nuk kemi dy qendërmbrojtës cilësor sa i kemi sulmuesit. Do të ishte mirë që të kishte më shumë siguri, më shumë qetësi dhe vetëbesim në pasime në mbrojtje.

Vëmendja në pozicionim dhe mbulimin e kundërshtarit, sidomos në depërtimet e kundërshtarit nga krahët duhet të jetë në nivel më të lartë. Na nevojitet më shumë vendosmëri në intervenime, më shumë vetëbesim. Vija e ofsajdit nuk ka qenë aspak në nivel.

Por, janë gjëra që me kalimin e kohës do të përmirësohen.

Kam pasur rastin të shoh evoluimin e kombëtareve të rajonit pas luftërave në territorin e ish-RSFJ-së. Kroacia dhe Serbia kanë përbërë pjesën më të madhe të reprezentacionit jugosllav para luftërave. Të parët kanë pasur kombëtaren të gatshme, derisa këta të dytët ishin goditur paksa nga sanksionet. Megjithatë që të dyja janë këndellur për një kohë jo shumë të gjatë. Sllovenia, Maqedonia, e Bosnja e Hercegovina kanë marr kohë. Kanë lëshuar fitore të sigurta nga duart, kanë pësuar shumë gola, dhe kanë luajtur vetëm një pjesë të lojës. Dhe atë jo vetëm këto trija, por edhe RFJ-ja.

Duke pasur parasysh që nuk kemi qenë asnjëherë të përfshirë në garat ndërkombëtare të grupmoshave të reja, që shumica e këtyre djemve janë rritur duke luajtur futboll në stadiume patatesh që as sot 17 vjet pas luftës nuk përmbushin kërkesat ndërkombëtare dhe qindra peripeci tjera, mund të them që jemi shumë mirë.
Pritjet për të qenë në mesin e 13-14 vendeve evropiane që shkojnë botëror janë absurde. Për më tepër kemi një grup mosvet të zorshëm. Të përqendrohemi në grimcat e mira pozitive që mundemi t’i nxjerrim nga çdo ndeshje. Për sot, pasimet drejt Celinës dhe krahëve kanë qenë për mrekulli.

Do të nxjerrim diçka pozitive dhe kundër Ukrainës. Jo tri pikë, por diçka po. Nëse asgjë, 90 minuta më shumë përvojë.


ALBERT BUNJAKU

Goli i fundit e nervozoi më së shumti

Russia 2018/Kosova

Goli i fundit e nervozoi më së shumti

06/10/16 @ 23:38

GRUPI G

Izraeli triumfon në Shkup

Russia 2018/International

Izraeli triumfon në Shkup

06/10/16 @ 23:35

GRUPI G

Barazim i gjigandëve, përfiton Shqipëria

Russia 2018/International

Barazim i gjigandëve, përfiton Shqipëria

06/10/16 @ 23:29

MEDIA

Ismet Munishi: Kanagjegje e panagjyre para lojës, sjellin këtë rezultat

Kosova

Ismet Munishi: Kanagjegje e panagjyre para lojës, sjellin këtë rezultat

06/10/16 @ 23:26

GRUPI I

Turqia e Ukraina ndajnë pikët

Russia 2018/International

Turqia e Ukraina ndajnë pikët

06/10/16 @ 23:22

GRUPI I

Islanda fiton me përmbysje

Russia 2018/International

Islanda fiton me përmbysje

06/10/16 @ 23:15

TRAJNERI I KROACISË

Ante Cacic: Vërtetuam pse kemi qenë favorit

Russia 2018/International

Ante Cacic: Vërtetuam pse kemi qenë favorit

06/10/16 @ 23:02

PAS NDESHJES

Ardian Kozniku: Ia lehtësuam punën kroatëve

Kosova

Ardian Kozniku: Ia lehtësuam punën kroatëve

06/10/16 @ 22:53

LARGOHET

Ndeshja e fundit e De Rossit me Romën

Russia 2018/Serie A

Ndeshja e fundit e De Rossit me Romën

14/05/19 @ 11:16

NGRITEN

FIFA zyrtarizon numrin e pjesëmarrësve për Katar 2022

Russia 2018/International

FIFA zyrtarizon numrin e pjesëmarrësve për Katar 2022

15/03/19 @ 20:46

CLUB BENEFIT PROGRAM

Sa fituan klubet nga Botërori?

Russia 2018/Premier League/Ligue 1/La Liga/International

Sa fituan klubet nga Botërori?

04/12/18 @ 15:32

SUPER MARIO

Pensionohet edhe Mandzukic

Liga e Kombeve/Russia 2018/Serie A/International

Pensionohet edhe Mandzukic

14/08/18 @ 18:35

DITARI I FUNDIT RUS (23)

Botërori dhe vendi ynë

Russia 2018/International/Analiza

Botërori dhe vendi ynë

22/07/18 @ 11:02

FIFA RANKING

FIFA pritet të zbardh listën me kalkulimin e ri

Liga e Kombeve/Russia 2018/Kosova/International

FIFA pritet të zbardh listën me kalkulimin e ri

18/07/18 @ 18:21

DITARI RUS (22)

Kampionët e Botës

Russia 2018/International/Analiza

Kampionët e Botës

16/07/18 @ 23:09

PLAYER RATINGS

Notat e lojtarëve: Franca-Kroacia

Russia 2018/International

Notat e lojtarëve: Franca-Kroacia

15/07/18 @ 22:38

RUSSIA 2018 AWARDS

I riu më i mirë - Kylian Mbappe

Russia 2018

I riu më i mirë - Kylian Mbappe

15/07/18 @ 21:56

RUSSIA 2018 AWARDS

Lojtari i Botërorit: Luka Modric

Russia 2018/International

Lojtari i Botërorit: Luka Modric

15/07/18 @ 21:50


 
Të gjitha lajmet nga Russia 2018