DUELI I GRUPIT
Kroatët presin 3 pikë tjera, Finlandës i suspendohet lojtari kryesor
7 October, 2016 @13:39
Futbollistët kroat kanë marrë rrugë sot për në Finlandë, në një udhëtim 2 mijë e 400 kilometërsh nga Tirana, për ndeshjen e radhës në kuadër të kualifikimeve për Botërorin “Rusia 2018”.
Finlandezët në dy ndeshjet e para kanë regjistruar një pikë të fituar dhe atë ndaj Kosovës, ndërsa kësaj radhe janë gjithashtu të hendikepuar pa lojtarin kryesor dhe me më përvojë të skuadrës, Roman Eremenko.
Sipas njoftimit të botuar në Sportske Novosti kroate, Eremenko është suspenduar për një muaj nga UEFA, derisa arsyeja nuk është bërë e ditur, por dyshohet se mund të jetë dopingu.
Në fakt, Eremenko nuk është paraqitur as në ndeshjen e mbrëmshme të cilën Finlanda e humbi nga Islanda 3-2, pasi që UEFA-ja dërgoi njoftimin pasdite.