MEDIA
Tash na pret Ukraina e Shevchenkos
7 October, 2016 @11:55
Vetëm një ditë pas ndeshjes me Kroacinë, ku Kosova pësoi humbjen më të thellë në historinë e saj prej se zhvillon ndeshje ndërkombëtare, mendjet janë te Ukraina, rivalja e radhës.
Selektori i Ukrainës, Andriy Shevchenko, dje ndaj Turqisë pati rast ideal për fitore, por nuk duruan deri në fund. Sheva nisi ndeshjen me formacion 4-1-4-1, ku Artem Kravets ishte në rolin e sulmuesit të vetëm dhe shënoi një gol.
Mediat ukrainase sot kanë shkruar se Shevchenko ndaj Kosovës do të luaj ndeshje të hapur duke tentuar me dyshen Evgeni Konoplyanka dhe Andriy Yarmolenko edhe më shumë drejt portës së Kosovës, me formacion 4-5-1, që shndërrohet në 4-3-3.
RAPORTI I NDESHJES TURQIA 2-2 UKRAINA
As Ukraina e as Kosova ende nuk kanë shënuar fitore në Grupin I kualifikues.
Ukraina - Kosova zhvillohet të dielën më 9 tetor 2016 në Krakow të Polonisë.