JULEN LOPETEGUI
Selektori spanjoll: Shqipëria më e vështirë se Italia
7 October, 2016 @13:49
Në deklaratën e tij pas ndeshjes, selektori spanjoll, Julen Lopetegui, ka thënë se rivalja e radhës për Spanjën është më e vështirë se kjo e mbrëmshme.
Spanja mbrëmë barazoi me Italinë, 1-1.
“Ajo që planifikuam ndaj Italisë, u bë. Por duhet analizuar momentet e mira dhe më pak të mira të ekipit në lojë,” ka thënë fillimisht Lopetegui, për të shtuar.
“Di të them se tash ndeshja ndaj Shqipërisë është ndeshja më e vështirë nga këto të dyja që kemi këtë javë.”
RAPORTI I NDESHJES ITALIA 1-1 SPANJA
Shqipëria është lidere e Grupit G kualifikues pas dy ndeshjeve, duke lënë pas Spanjën dhe Italinë, që llogariten favorite të grupit.