ARBNOR MORINA
Trajneri i Gjilanit gjobitet
7 October, 2016 @14:10
Komisioni Disciplinor (KD) i Federatës së Futbollit të Kosovës (FFK) ka dënuar me të holla prej 300 eurove trajnerin e Gjilanit, Arbnor Morina.
Si arsye KD ka përmendur sjelljen josportive, largimin nga pankina për fyerje dhe sharje drejt zyrtarëve të ndeshjes në derbin e qytetit, Drita - Gjilani, të cilin ekipi i Morinës e fitoi 0-1.
Morina kishte kërkuar falje për gjestin e tij menjëherë pas ndeshjes.