VITOLO
Shqipëria e vështirë, duhet koncentrim
7 October, 2016 @14:44
Futbollisti i përfaqësueses së Spanjës që po luan te skuadra e Sevillas, Vitolo Machin, ka folur sot në konferencë për shtyp në lidhje me ndeshjen Shqipëri-Spanjë, që do të luhet këtë të diel.
Vitolo, e ka vlerësuar si ndeshje të vështirë përballjen me kuqezinjtë, derisa bëri të ditur se koncentrimi maksimal është kërkesa kryesore e trajnerit.
“Ndeshja me Shqipërinë do të jetë shumë e vështirë dhe ne duhet të jemi shumë të koncentruar për këtë ndeshje, ashtu sikurse na ka thënë trajneri,” tha ai.
Vitolo ishte golashënuesi i vetëm për Spanjën në ndeshjen e djeshme kundër Italisë.