AZZURRI
Pelle përjashtohet nga Italia
7 October, 2016 @14:29
Sulmuesi i Italisë, Graziano Pelle, për shkak të një gjesti fëmijëror është suspenduar nga Federata e Futbollit të Italisë (FIGC) dhe nuk do të jetë pjesë e azzurrëve.
“Selektori Giampiero Ventura, në marrëveshje me FIGC ka vendosur që të largojë Pellenë nga lista e lojtarëve për ndeshje ndaj IRJ Maqedonisë, për shkak të sjelljet e tij të pahijshme gjatë zëvendësimit në ndeshje ndaj Spanjës,” ka shkruar njoftimi i FIGC sot.
Pelle u zëvendësua pas 60 minutave lojë ndaj Spanjës dhe nuk ia dha dorën trajnerit Ventura, kur ky ia zgjati atë.