SHANSAT
De Biasi për “AS” tregon mundësitë në grup
8 October, 2016 @13:35
Selektori i Shqipërisë, Gianni De Biasi, në një bisedë me AS-in spanjoll duke folur para ndeshjes Shqipëria - Spanja që zhvillohet nesër mbrëma në Shkodër, ka treguar edhe mundësitë se kush si do të mund të përfundojë Grupin G kualifikues që dërgon në Botëror.
“Mundësia që të befasojë Shqipëria në këtë grup është shumë e vështirë. Grupi është shumë i fortë. Ndeshjet më të rëndësishme për ne janë kundër IRJ Maqedonisë, Izraelit dhe Lihtenshtajnit. Kundër Spanjës e Italisë nuk kemi çka të humbim,” ka thënë De Biasi duke folur për gazetën në fjalë.
“Mendoj se 40% Spanja, 40% Italia përfundojnë grupin në vend të parë, ndërsa 20% tjetër ndahet mes 4 ekipeve tjera të grupit, përfshi edhe Shqipërinë këtu,” ka bërë të ditur trajneri i kombëtares.
Shqipëria është lidere e Grupit G aktualisht, me 6 pikë të fituara nga 2 ndeshjet e para të zhvilluara në grup.