LORO BORIÇI
Spanja ankohet për fushën
8 October, 2016 @13:29
Përfaqësuesja e Spanjës është ankuar disa herë për fushën e Loro Boriçit, kryesisht në mediat e atjeshme. Pakënaqësia është shprehur për atë se tre ditë më parë aty është zhvilluar ndeshja Kosovë - Kroaci dhe tashmë fusha nuk mund të kthehet në gjendje që do të duhej të ishte.
Për më tepër, Shkodra prej Tiranës është në limitin e lejuar nga UEFA e FIFA për të qenë larg aeroportit, prandaj spanjollët do të lodhen edhe më shumë, që disi po bën justifikim të hershëm para ndeshjes për një rezultat të mundshëm jopozitiv në duelin e nesërm Shqipëria - Spanja.