SHQIP NË BOTË
Bunjaku shënon, Tarashaj e Pnishi mposhten
7 March, 2016 @22:52
Albert Bunjaku, golashënuesi i golit të parë në histori të reprezentacionit të Kosovës, prej se u pranuam për miqësore nga FIFA, ka shënuar golin e tij të radhës në Superligën zvicerane për ekipin e tij.
Bunjaku ka shënuar golin e parë në fitoren e St Gallenit ndaj Grasshoperit sonte, që u mposht 2-0 në fund.
Te St Gallen, Bunjaku ka luajtur për 88 minuta deh përveç golit ka marrë edhe një karton të verdhë.
Ndërsa te ekipi i Grasshoperit ndeshjen e kanë nisur Alban Pnishi e Shani Tarashaj, ndërsa më vonë në lojë kanë hyrë edhe Mërgim Brahimi e Florian Kamberi, të cilët u inkuadruan në pjesë të dytë.
Me këtë fitore St Gallen është tash në vend të pestë me 30 pikë nga 22 ndeshje, ndërsa Grasshoper bie në vend të tretë me 38 pikë nga 23 ndeshje.